Bota

Papa Françesku kritikon personat që kanë udhëtuar jashtë vendit në periudhën e pandemisë: Ata menduan vetëm për të shkuar me pushime dhe për t’u argëtuar

Papa Françesku ka kritikuar personat që kanë shkuar jashtë vendit për pushime për t’i shpëtuar bllokimeve anti-Covid-19. Sipas tij ata duhet të ishin më të ndërgjegjshëm, duke menduar dhe për personat e tjerë.
“Ata nuk menduan për ata që po qëndronin në shtëpi, për problemet ekonomike të shumë njerëzve që janë goditur rëndë nga bllokimi, për njerëzit e sëmurë. Ata menduan vetëm për të shkuar me pushime dhe për t’u argëtuar. Kjo më trishtoi vërtet,”-ka thënë ai. 
Gjithashtu, duke folur në lutjen e përjavshme, ai ka thënë këshillë për njerëzit që të tregohen më të kujdesshëm në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët.
 “Ne nuk e dimë se çfarë do të rezervojë 2021, por ajo që të gjithë ne mund të bëjmë është që të bëjmë më shumë përpjekje për t’u kujdesur për njëri-tjetrin. Ekziston tundimi për t’u kujdesur vetëm për interesat tona,”-ka thënë ai.

Vatikani pritet të nis vaksinimin e popullsisë në gjysmën e dytë të janarit. Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në Vatikan janë shënuar 27 persona pozitiv, ndërsa asnjë person nuk ka ndërruar jetë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button