Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e parë të vitit, lajmi i mirë për sot, s’ka reshje shiu

Viti i Ri 2021 ka hyrë në Shqipëri me këmbën e mbarë. Ditën e sotme një mot i kthjellët pritet të mbizotërojë në të gjithë vendin.

Paradite, vranësirat do të jenë prezente në zonat malore, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura.

Temperaturat do të luhaten nga ekstremi në ekstrem. -5 gradë C është temperatura më e ulët që do të kapë sot termotetri, ndërsa më e larta 14 gradë C.

Ndërsa era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button