Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare por reshje dëbore do ketë në zonat Lindore. Mesdita dhe pasditja sjellin me pak reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa nata ri-kthen motin e kthjellët, por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 10°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi

Veriore-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Paraditja paraqitet me reshje të dobëta dëbore, por mesdita sjellë pauzë të reshjeve për të ri-kthyer sërish në pasdite reshjet e dëborës.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë moti mbetet me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore dhe

intervale me kthjellime. Edhe pasditja vijon në të njtat kushte atmosferike

 Rajoni dhe Evropa

Gjithë kontinenti Evropian është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në Rajonin e Mesdheut dhe Ishujt Britanikë. Por reshje dëbore në qendër dhe Lindje. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do ketë Evropa veriore.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button