Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

SHQIPËRI– Shirat janë larguar duke i lënë vend kohës së kthjellët e diellit dimëror. Meteoalb parashikon se gjatë ditës së sotme, i gjithë vendi ynë do të përfshihet nga kthjellime të vazhdueshme dhe përgjithësisht pa reshje.

Por, zonat veriore dhe jugperëndimore, do të përfshihen pasdite nga reshje të pakta dëbore e të pakonsiderueshme. Por temperatueat, vijojnë të jenë të ulëta.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C. Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Përsa i përket Europës, zona Veriperëndimore dhe brigjet e detit të Zi mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu, ndërsa Qendra e Lindja e Europës vijojnë të jenë nën sundimin e reshjeve të dëborës.

Ditët e fundit, Shipëria ka qenë e përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë sjellë përmbytje të shumta, por tashmë, vendi mund të marrë frymë. Jo për shumë gjatë, pasi fundjava sjellë shira sërish.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button