Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb masat ajrore verilindore që kanë depërtuar drejtë gadishullit të Ballkanit do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjell shpeshtim të vranësirave, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -8°C deri në 9°C

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe temperatura relativisht të ulëta dominojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Mot i kthjellët por i ftohtë dominon në të gjithë territorin e MV, situatë e cila mbetet gjatë gjithë ditës mbizotëruese.

Rajoni dhe Evropa

Vijon ndikimi i motit të vranët dhe reshjeve të dëborës në Rajonin Lindor dhe qendror të Evropës. Por rrebeshe shiu dhe stuhi ere mbeten ishujt britanikë.

Ndërsa kthjellime, por temperatura relativisht të ulëta do kenë dy skajet Veri dhe Jug i Evropës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button