Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, Buna dhe liqeni i Shkodrës me prurje të larta

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë priten reshje shiu, shumica gjatë paradites.
Sa i përket temperaturave ato variojnë nga 10 / 15 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 8 / 16 °C; ndërsa në vendet malore: 3 / 10 °C, ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.
Për shkak të shirave lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë prurje të larta por brenda nivelit maksimal të argjinaturave. Përmbytje lokale mund të shfaqen në zona të caktuara por pa krijuar probleme për banesat.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button