Argetim

Pas lajmeve se është në një lidhje me modelen Vildane Zeneli, reagon Jon Gjebrea: Jemi miq dhe njihemi prej 10 vitesh

Vildane Zeneli vihet shpeshherë në fokus të mediave rozë për fotot provokuese që ndan në rrjete sociale, por më e komentuara mbetet jeta private. Modelja është përfolur prej kohësh për një lidhje me Jonin, dhe pak ditë më parë u tha se ata janë ndarë pas gati 3 muajsh lidhje.

TIRANË– Pak ditë më parë në media qarkulluan lajmet se midis modeles së njohur Vildane Zeneli dhe djalit të moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, Jon Gjebrea kishin një lidhje dashurie, gjë që çoi edhe në ndarjen e tij nga ish e fejuara Merlin Haxhiymeri.

Vildane Zeneli vihet shpeshherë në fokus të mediave rozë për fotot provokuese që ndan në rrjete sociale, por më e komentuara mbetet jeta private. Modelja është përfolur prej kohësh për një lidhje me Jonin, dhe pak ditë më parë u tha se ata janë ndarë pas gati 3 muajsh lidhje.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Joni përmes një postimi të gjatë në Instastory ku shprehet se me Vildanen njihet prej 10 vitesh duke mohuar kategorikisht lajmet se janë në një lidhje dashurie.

“Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq. Vizita ime në NY ka qenë për takime pune dhe ashtu siç bëjnë miqtë takohen me njëri-tjetrin për të drekuar.”,– ka shkruar ndër të tjera Joni.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button