Bota

Pas memeve, senatori amerikan kthehet në kukull, shitet për çmimin marramendës

Imazhi i senatorit Bernie Sanders në inaugurimin e Joe Biden si president i SHBA-ve u bë viral në internet. Fotografi Brendan Smialowski  shkrepi foton ikonike të senatorit të Vermontit, i cili mbante veshur xhaketën e tij të dashur Burton dhe një palë dorashka të punuara me dorë ndërsa ishte ulur me këmbë të kryqëzuara në Kapitol.

Ky moment shumë shpejt u bë viral dhe memet shpërthyen në rrjet. Memet u bënë aq të popullarizuara saqë një grua nga Teksasi krijoi “kukullën me grep Bernie”, të cilën e shpërndau në internet. Kukulla, e krijuar nga fije akrilike dhe pambuku ka grumbulluar me mijëra pëlqime dhe shpërndarje.

Modeli i kukullës me grep u shpërnda në dyqanin Etsy të Tobey Time Crochet , ku më shumë se 31,000 njerëz e kanë blerë tashmë për 5 dollarë. Tobey Time Crochet njoftoi se kukulla e saj origjinale do të shitej në eBay, me 100% të të ardhurave që do të shkojnë për “Meals on Wheels”.

Deri më tani, kukulla ka mbledhur 149$ dhe çmimi aktual i ofertës është $15.500. Oferta filloi me 99 cent. Pas Ditës së Përurimit, Sanders filloi të shiste bluza me memen e tij, për 45 dollarë dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë për “Meals on Wheels”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button