Aktualitet

Pasi vrau dy motrat, Përparim Ademi tenton vetëvrasjen në burg

 Mësohet se Ademi në momentin që ka tentuar të kryejë vetëvrasjen është dërguar menjëherë në spitalin e burgut. Tashmë ai është shoqëruar për në ambinetet e qelisë, aty ku vuan dënimin për krimin e dyfishtë.

TIRANË– Përparim Ademi, 50-vjeçari i cili ka vrarë dy motrat më 31 dhjetor 2020 në zonën e Astirit ka tentuar vetëvrasjen në burg. Mësohet se Ademi në momentin që ka tentuar të kryejë vetëvrasjen është dërguar menjëherë në spitalin e burgut. Tashmë ai është shoqëruar për në ambinetet e qelisë, aty ku vuan dënimin për krimin e dyfishtë.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.

Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button