Aktualitet

Pasojat e covid/ 1 janari i gjen bizneset hapur në Gjirokastër

Data 1 janar e çdo viti do e gjente qytetin e Gjirokastrës në qetësi absolute dhe me çdo qepen biznesi të ulur,por sot ndryshe nga çdo vit baret dhe disa biznese vijuan të ushtrojnë aktivitetin e tyre si normalisht për të përfituar ende nga atmosfera e festës per të mbledhur sadopak të ardhura. Siç shihet shumë pronarë biznesesh në Gjirokastër vendosën t’ia kursejnë vetes luksin e të paturit pushim datën 1 për të rimëkëmbur sadopak veten nga situata tepër e vështirë që u krijua nga pandemia. Edhe pse qeveria propagandoi se taksat e bizneseve do të faleshin ose reduktoheshin,barra e shpenzimeve dhe taksave sërish rëndoi mbi ta sepse shumë prej detyrimeve thjesht u shtynë në kohë dhe nuk u falën gjë që do të rëndojë ende te këta të fundit. Ndërkohë që në Gjirokastër bashkia miratoi për buxhetin e vitit 2021 ulje të taksave për bizneset ndërkohë që vështirësia më e madhe e bizneseve ishte në 2020, e sërish mbetet për tu parë nëse vërtet kjo ulje taksash do të gjejë zbatim në vitin që sapo nisëm. Data 1 janar prej vitesh ka qenë ditë pushimi, por viti që sapo mbyllëm ishte një ndër vitet më të vështira për gjithë botën duke sjellë vështirësi në shumë aspekte të jetes së secilit prej nesh. Ndërsa bota e përballoi për shkak të nivelit më të lartë ekonomik dhe ndihmave të herëpashershme nga qeveritë e vendeve të zhvilluara, në vendin tonë situata e krijuar për tre muaj izolim po ndihet ende pas 7 muajsh.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button