Bota

Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, kaos dhe anarki, çfarë po ndodh në SHBA

Amerika po përballet me imazhe të paprecedenta. Si asnjëherë më parë në historinë e SHBA-së, Kongresi u sulmua ditën e sotme në momentin që ishte mbledhur për të certifikuar votimin e Kolegjit Zgjedhor që i jep dritën jeshile Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Mbështetësit e Donald Trump u futën brenda Kongresit duke e kthyer gjithçka në kaos, pasi institucioni u sulmua nga protestuesit. Mediat amerikane shkruajnë se një gjë e tillë, sulmi kundër një institucioni nuk është parë në SHBA që kur britanikët dogjën Kapitolin pas betejës së Bladensburgut më 24 gusht 1814, pra mbi 200 vite më parë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button