Aktualitet

Përfshihet nga flakët një rrobaqepsi/Tre zjarrëfikëse nisen drejt vendngjarjes

Në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

TIRANË-Një rrobaqepsi është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në rrugën ‘Budi’ në afërsi të Ambasdës Amerikane në kryeqytet. Mësohet se zjarri ka rënë në rrobaqepësinë e personit E.SH, 37-vjeç. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.Shërbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button