Aktualitet

Përgjaket 1 janari në Tiranë! 34-vjeçari i dehur vret kunatin gjatë ndërrimit të viteve.

Përgjaket dita e parë e vitit 2021! Një 34-vjeçar ka vrarë kunatin e tij në rrugën 5 maji në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pas ndërrimit të viteve rreth orës 03:45, ndërsa i riu, 34-vjeçari me inicialet K.SH., ishte në gjendje të dehur.

Ai ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij, V.Z, 42 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Autori është arrestuar nga Policia ndërsa ende nuk dihen rrethanat e konfliktit që çoi në vrasje.

Edhe dje, Tirana u trondit nga një krim i rëndë. 59-vjeçari Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhanina Metani, pasi njëra prej tyre (Zhanina) kishte patur lidhje dashurie me të por nuk kishte pranuar më që ta vazhdonte raportin intim. Ademi u prangos ndërsa në polici pohoi se ngjarjen e kishte kryer nga xhelozia.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button