Politike

Përgjimet e Antimafias, Vasili: Rama mashtrues i pacipë, Tirana lavatriçe e pastrimit të parave

Lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit këto janë tymnaja politike, Petrit Vasili e etiketoi si një mashtrues të pacipë, të inkriminuar në këtë çështje.

“Së pari, meqë ju iu referuar kryeministrit, përballë asaj që thotë kryeministri dhe asaj që thotë antimafia nuk besoj se ka vend për debat. Teleshikuesit tuaj, po ti vinit të testonit, kë do të besonit: antimafia italiane apo kryeministrin? Do të kishte një rezultat që do të ishte i frikshëm. Në këtë pikë të gjithë bashkohen dhe nuk kanë nevojë të lodhen por të shohin se si tre milionë metra katrorë sipërfaqe në Tiranë ku mbi 1100 kulla janë mbjellë vetëm në 2-3 vitet e fundit. Ashtu siç del shumë e qartë në bisedat e mafiozëve.

Biseda nxjerr sërish që beniaminët e pushtetit janë ata që i kanë në rregull, janë afër ministrive, kanë marrë para publike dhe ne kemi personazhe që kanë marrë qindra tendera. Dinë që përpara ç’ndodh me planin urbanistik, ku do të jen, si do jenë kullat etj etj. Biseda është kaq e qartë. Mafiozët e kanë pushtetin në pëllëmbë të dorës. Sigurisht, gropat e ndërtimit janë lavatriçe të pastrimit të parave, të mirëfillta. Kjo nuk është një gjë e re. Dhe kryeministri dihet që është një mashtrues i pacipë dhe është pjesë e inkriminuar e kësaj loje.

Duhet të jemi korrekt. Në vitin 2017, në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet qartë që Shqipëria është një vend ku pastrohen para. Vend i lehtë për të pastruar paratë. Paratë ndërtohen në ndërtim. Mekanizmat e kontrollit janë shumë të dobët ose nuk ekzistojnë dhe është problem themelor kjo çështje“.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button