Bota

Përkeqësohet mjekja e huaj pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid, shtrohet në spital

Pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech, një mjeke 32-vjeçare në Meksikë është shtruar në spital pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

Autoritetet meksikane kanë njoftuar se kanë marë në shqyrtim rastin e doktoreshës.

Pasi kishte përjetuar vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje të lëkurës, doktoresha është pranuar në kujdes intensiv në një spital publik në Nuevo Leon.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ajo ka përjetuar infeksion në tru dhe palcën kurrizore.

Nga Pfizer dhe BioNTech nuk ka pasur koment, raporton Reuters.

Më shumë se 126,500 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Meksiko. Vendi filloi me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë më 24 dhjetor.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button