Aktualitet

Përkeqësohet moti në Valbonë, vendi ‘pushtohet’ nga dëbora, banorët që prej ditësh pa energji elektrike

Stuhia e dëborës dhe era e fortë ka dëmtuar linjat elektrike, duke bërë që disa zona të mbeten pa energji elektrike.  Banorët shprehen se prej datës 28 dhjetor po përjetojnë reshje dëbore dhe probleme me energjinë.

TROPOJË– Dëbora dhe akulli ka izoluar Luginën e Valbonës në Tropojë. Mësohet se për shkak të motit të keq, dhe ngricat që janë krijuar në rrugë kalimi i automjeteve pothuajse është bërë i pamundur.

Stuhia e dëborës dhe era e fortë ka dëmtuar linjat elektrike, duke bërë që disa zona të mbeten pa energji elektrike.  Banorët shprehen se prej datës 28 dhjetor po përjetojnë reshje dëbore dhe probleme me energjinë.

“Nuk mbahet mend një mot i tillë. Që prej datës 28 dhjetor punojmë ditën dhe natën na e rrëzon akulli,” thotë një elektriçist. Ndërkohë, mësohet se temperaturat shkojnë  deri në -17 gradë.

Situatë e njëjtë është edhe në Lëpushë ku banorët që prej disa ditësh janë të izoluar dhe pa energji elektrike. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button