Aktualitet

Përleshje masive pas aksidentit, të rinjtë qëllojnë ndaj policëve me shkopinj dhe grushta

Ndërhyrja e policisë nuk iu ka pëlqyer personave që u përfshinë në aksident. Ndaj zytarëve policor janë përdorur edhe shkopinjë nga të dyshuarit.

KOSOVË– Një rrahje brutale ka ndodhur pas një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë, ku policia është detyruar të ndërhyjë pas aksidentit të ndodhur.

Siç raportojnë mediat në Kosovë në aksident janë përfshirë dy makina, ku njëra shihet me demtime të mëdha, ndërsa tjetra që ka dëmtime më të vogla është larguar rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes.

Ndërhyrja e policisë nuk iu ka pëlqyer personave që u përfshinë në aksident. Ndaj zytarëve policor janë përdorur edhe shkopinjë dhe grushtat.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se policia ka arritur që t’i arrestojë katër personat që ushtruan dhunë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button