Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/Mbërrijnë mjetet e para të ushtrisë në zonë

SHKODËR– Prurjet e mëdha në lumenjtë Drin e Bunë si pasojë e reshjeve intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës. Për pasojë është kërkuar ndihma e ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit per banorët e Obotit.

Mjetet e para të forcave të armatosura sapo zbarkuan në qytetin e Shkodrës për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Në Shkodër ka pasur rritje të nivelit të ujit, për shkak të shkarkimeve nga lumenjtë Drini e Buna. Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësise së ujit 60 cm.

Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button