Aktualitet

Përmet/Spitali vuan për specialistët,Selmani:Urgjenca s ka mjekë.

Spitali i Përmetit e ka humbur funksionin e tij.Situata paraqitet alarmante pasi qyteti i Përmetit dhe njësitë administrative me një numër të konsiderueshëm banorësh që marrin shërbimet mjekësore në këtë spital vuajnë mungesën  e mjekëve të urgjencës që  është edhe problematika më e madhe ndërkohë që për mungesën e mjekëve specialistë si kardiolog,kirurg,otorinolaringolog, të sëmurët dhe sidomos të moshuarit detyrohen të udhëtojnë drejt Gjirokastrës për të kryer një vizitë të nevojshme. Ndërsa për vizita të tjera si ortopedi,dermatologji,pneumologji,okulist vijnë mjekë nga Tepelena dhe Gjirokastra. Lidhur me kete situate problematike eshte shprehur drejtori I ketij institucioni Hodjan Selmani per Channel 7.Thirrja e kryeministrit dhe drejtorëve të spitaleve për studentët e mjekësisë dhe infermierisë dhe infermierëve që largohen jashtë vendit mesa duket nuk është e mjaftueshme për të ndalur eksodin sepse paga dhe vlerësimi i tyre në vend lë shumë për të dëshiruar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button