Aktualitet

‘Përparimi i çoi në Francë për prostitucion’/ Vëllai i dy motrave që u vranë nga 59-vjeçari

Bashkimi zbuloi se motrat e tij së bashku me Përparimin dhe bashkëshorten e tij jetonin në të njëjtën banesë. Mirëpo ai shtoi se Zhaneta, me paratë e prostitucionit, arriti që të blinte një banesë të sajën. Ndërkohë për Kristinën, vëllai i saj ka rrëfyer se ishte e martuar në Greqi.

TIRANË-Detaje të reja dhe njëkohësisht të frikshme u thanë ditën e sotme nga Bashkim Metani, vëllai i dy motrave që u ekzekutuan nga Përparim Tela më 31 dhjetor 2020.

Bashkimi zbuloi se motrat e tij së bashku me Përparimin dhe bashkëshorten e tij jetonin në të njëjtën banesë. Mirëpo ai shtoi se Zhaneta, me paratë e prostitucionit, arriti që të blinte një banesë të sajën. Ndërkohë për Kristinën, vëllai i saj ka rrëfyer se ishte e martuar në Greqi.

Kanë jetuar në të njëjtën shtëpi dhe bashkëshortja e Përparimit dhe me dy motrat e mija. I jepnin edhe qira. Për shumë vjet. Zhaneta kohët e fundit e ka blerë shpinë ku ndodhi ngjarja se di sa vite por tani shpejtë. Përparimi e mori dhe e çoj në Francë për prostitucion. Unë nuk kam qenë këtu. Katër vite më parë kam pas jetuar në Greqi. Fëmijët nuk i linte të komunikonin me ne nuk i linte ai lojë njeriu. Kristina është e martuar në Greqi prej katër vitesh. Jetonte në Greqi. Mendjen e kishte te Zhaneta këtej në Shqipëri”

Për sa i përket një lidhje të mundshme të Zhanetës, Bashkimi ka shtuar se kjo gjë nuk ishte e mundur pasi, Përparimi i kontrollonte.

Nuk ka informacion dhe them që Zhaneta nuk ka pasur lidhje. Ai nuk e linte Zhanetën të bënte asnjë hap e kontrollonte në çdo gjë. Gjithmonë e ka pasur nën kontroll.Zhaneta i ka dhënë fund prostitucionit që sa bleu shtëpinë. Nuk e di sa kohë. I kërcënonte Përparimi se kishte frikën. I vrau të dyja vetëm se më treguan mua

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button