Aktualitet

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Vlorë-Orikum, dërgohet në spital 51-vjeçari

Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Orikum në Rradhimë, ku mjeti tip “Ford” nën drejtimin e shtetasit me iniciale E.A., 22 vjeç ka përplasur mjetin tip “Mistubish” i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet P.Xh., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar 51-vjeçari i cili është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur në këtë aks rrugor.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 15:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë,  mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është perplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh ., 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. Xh, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button