Politike

“Perspektiva për vaksinim është e errët”, ish-ministri i Shëndetësisë thirrje Ramës: Mos u përpiq si lypsar, por si shtet serioz!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, reagon sërish për vaksinën anti-Covid, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të lërë teatralitetin, pasi sipas tij, perspektiva për vaksinimin është “e errët”.

Mesazhi i Shehut:

Rama duhet të lërë teatralitet, perspektiva e vaksinimit është e “errët”.
Kryeministri, që na ka katandisur “delen e zezë” edhe për vaksinimin Covid, vazhdon me spekullime duke përmendur se fundmi “Pfizer”, por me sasi shumë herë nën nevojat tona e pa qenë as koshient i infrastrukturës, që kërkon ajo për tu shpërndarë në sasite e duhura në të gjithë vendin.
Ndërkaq gjendja epidemiologjike e mjekësore është jashtë kontrollit, gjë që imponon urgjencën e vaksinimit masiv te popullësisë, si po ndodh tashmë në të gjithë Europën.
Cdo ditë që kalon kështu për ne “paguhet” me jetë, shëndet e ekonomi!

Në këto kushte duhen ndërmare të gjitha përpjekjet, edhe pse më shumë vonesë, jo si lypsarë me traste, por si shtet serioz me ide të qarta, fonde konkrete për vaksinën, si dhe me prëgatitje profesionale për infrastrukturën përkatëse.
Aktualisht unë do të këshilloja të përfitonim edhe nga një “hapësirë” probabilisht e shfrytëzueshme:
—-Agjensia britanike, një nga më profesionalet në botë, tashme ka certifikuar vaksinën Oxford/AstraZeneca e aty fillon përdorimi masiv i saj më 4 Janar.
Ndërsa ajo europiane EMA, që më 6 Janar miraton Modernen, akoma nuk ka caktuar një date për atë vaksinë, duke ngadalësuar kështu hyrjen e saj në BE.
Theksoj se Vaksina Oxford do të ishte e favorëshme për ne edhe për cmimin e lirë, për konservimin në kushte të zakoneshme frigoriferike, etj.
Në këto kushte Shqipëria duhet të lëvizë me shpejtësi e seriozitet me AstraZaneca për të mundesuar mbylljen e shpejtë të një kontrate për disa miliona doza, që neve na duhen.
Kështu Kryeministri në ikje, që nën presionin tonë me në fund e “paska kuptuar” domosdoshmerine e mundësinë e kontraktimit direkt me prodhuesit, mos realizimi i të cilës na ka renditur të fundmit në Europë, se paku tashti të impenjohet jo përsëri në 3 D, si e vetmja mundësi që i ka ngelur për të zbutur sado pak pasojat e rënda të keq menaxhimit të tij të deritanishëm.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button