Aktualitet

Pësoi hemoragji cerebrale, ndahet nga jeta ‘Mjeshtri i Madh’, regjizori Dhimitër Orgocka

Ndërron jetë aktori dhe regjizori Dhimitër Orgocka. Aktori humbi jetën në moshën 84 vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Dhimitër Orgocka ishte nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime, si dhe ka vënë në skenë 104 premiera në teatër si regjisor

I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button