Bota

Pfizer/BioNtech merr goditjen e rëndë, mbi 12.400 persona pozitivë pas vaksinimit

Mbi 12.400 persona, të cilët kishin bërë vaksinën anti-Covid Pfizer/BioNtech, kanë dalë pozitive për sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit në Izrael, duke i dhënë një goditje të madhe në këtë mënyrë efikasitetit të kësaj vaksine.

Siç raportohet nga mediat e huaja, kanë rezultuar pozitive edhe 69 persona që kishin marrë madje dhe dozën e dytë të vaksinës.

Sipas ministrisë së shëndetit të Izraelit,189,000 njerëz u testuan pasi morën vaksinën Pfizer dhe 6.6 për qind e të të testuarve rezultuan përsëri pozitivë për COVID-19.

Vaksinimi në Izrael filloi në 19 Dhjetor ku iu dha përparësi të moshuarve dhe njerëzit me sëmundje shoqëruese. Zyrtarët shëndetësorë thanë se mbi një e katërta e qytetarëve të saj kanë marrë tashmë vaksinën Pfizer, nga të cilët, gati 3.5 përqind kanë marrë dozën e dytë.

Më herët, Profesori  izraelit, Nachman Ash, i cili është koordinatori kombëtar në pandemi, tha se vaksina e Pfizer ishte “më pak e efektshme nga sa kishim menduar“.

Për paralajajmërimin e Ash, reagoi dhe Ministria Izraelite e Shëndetësisë, e cila tha se “komentet e Ash në lidhje me efektin e dozës së parë të vaksinës ishin jashtë kontekstit dhe, për këtë arsye, të pasakta“, sipas BBC.

Komentet e Ash erdhën pasi mijëra njerëz u testuan pozitivë pavarësisht se kishin marrë vaksinën. Ministria tha se ndikimi i plotë mbrojtës i vaksinës pritet të shihet vetëm pasi të administrohet doza e dytë.

Një dozë e vetme e vaksinës Pfizer Covid-19 nuk pritet të sigurojë mbrojtje të plotë kundër sëmundjes, megjithatë disa vende si Mbretëria e Bashkuar kanë vonuar dhënien e dozës së dytë në një përpjekje për të maksimizuar numrin e njerëzve që marrin dozat fillestare.

Një dozë e vetme e vaksinës Pfizer Covid-19 është rreth 52% e efektshme, sipas kompanisë,” shkruan “The Guardian”.

Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se gjysmë milioni raste janë raportuar dhe 4.005 njerëz kanë vdekur në Izrael. Rritja e infeksioneve, pavarësisht bllokimit dhe vaksinimeve, i është atribuar mutacioneve të virusit dhe shpërfilljes nga disa njerëz të kufizimeve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button