AktualitetPolitike

Pfizer u doli nga parashikimi, mjekët shqiptarë rrezikojnë të mbeten pa dozën e dytë të vaksinës, Rama: Shpresojmë që në dy javët e ardhshme…

Kreu i qeverisë Edi Rama shpreh garancinë se të gjithë personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, e kanë të garantuar edhe dozën e dytë, por shifrat e derimëtanishme e tradhëtojnë.

Derimë tani dozën e parë të vaksinës e kanë marrë më shumë se 550 persona, ndërkohë që në total , ka 975 doza të Pfizer që kanë mbërritur në Shqipëri, e në horizont nuk duket asnjë partie e dytë e dozave. Edhe pse ishte premtuar se pjesa e dytë të vaksinave të Pfizertë mbërrinte në javën e tretë të Janarit, ajo nuk erdhi, e tashmë vaksinimi në 11 Janar vijon duke u zvarritur, me më pak se 50 doza në ditë.

“Ata që kanë marrë dozën e parë patjetër që vaksinat janë aty, është bërë kalkulimi që asnjë të mos humbasë procesin për fajin e vaksinës. Pfizer ka një problem me të gjitha vendet, pasi janë bllokuar dozat e premtuara në skuedulimin. Ne jemi në kontakt jo një herë, por 7 herë në ditë që ata të respektojnë kontratën. 

Ne nuk jemi në dorë vetëm të Pfizer, shpresoj që në ditët në vijim të jap lajm të mirë sa i takon Astra Zenecës me të cilën po vijojmë kontaktet. Shqipëria nuk është pas vendeve të tjera.

Shpresoj që edhe Pfizer të lëshojë një pjesë të dozave që ka premtuar, si parti e parë, unë besoj se në 2 javët e ardhshme do të kemi një qartësi më të madhe, dhe do të dijmë më shumë”, deklaroi Rama. Mbetet për tu parë nëse në vend do të vijnë sërish vaksina dorazi, nga vende dashamirëse, në mënyrë që askush nga personeli mjekësor që ka marrë dozën e parë të vaksinës, të mbetet pa dozën e dytë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button