Sport

Pioli i dëshpëruar, por optimist: “Mora përgjigje pozitive nga grupi, jam i sigurt për të ardhmen!”

Pioli: “Kjo sfidë na tregoi që mund të përballemi me kokën lart edhe me një me skuadër shumë të fortë si Interi. Kur mbetëm me 10 lojtarë, nuk ishte e lehtë”

ITALI – Milanit iu mbyll një rrugë që e çonte në Europë. Ai humbi 2-1 përballë Interit në derbin e Madoninës, duke u eliminuar nga Kupa e Italisë dhe i hequr vetes një mundësi për këtë trofe. Në përfundim të takimit, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka folur për RAI-n duke shprehur keqardhje, ku sipas tij, diferenca numerike e lojtarëve në fushë ishte edhe shkaku kryesor i largimit të Milanit nga gara.

“Na vjen keq që dolëm nga Kupa, sepse kishim synime. Kjo sfidë na tregoi që mund të përballemi me kokën lart edhe me një me skuadër shumë të fortë si Interi. Kur mbetëm me 10 lojtarë, nuk ishte e lehtë.  Nuk e di se çfarë i thanë Ibra dhe Lukaku njëri-tjetrit, ata janë të rritur dhe “të vaksinuar”. U treguam naivë që shkaktuam penalltinë e barazimit, por unë mora përgjigje pozitive nga grupi. Jam shumë pozitiv pas kësaj humbjeje dhe i sigurt për të ardhmen”.

Zlatan Ibrahimovic, i cili i dha epërsinë fillestare Milanit, mori kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë kuqezinjtë në inferioritet numerik. Pikërisht dalja e Ibras ndryshoi rrjedhën e lojës, sipas Piolit.“Inferioriteti numerik bëri ndryshimin, sepse loja ishte e hapur dhe e ekuilibruar dhe në po sulmonim. Ne ishim bujarë, në faullin e dytë ai ishte pak naiv, por mund të ndodhë,”- deklaroi ai.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button