Aktualitet

Plagosi me thikë një person në mes të Londrës, merret vendimi për të riun shqiptar

LONDËR– Një emigrant shqiptarë në Londër është dënuar për plagosjen me thikë të një të riu 20 vjeçar pas një sherri për çështje parash.

Siç raporton policia vendase, Klaudio Kacubaj, 27 vjeç banues në Leeside Crescent, NË11 është dënuar paraditen e kësaj të mërkure me 4 vite e 6 muaj burg.

Ai u shpall fajtor për vrasje me dashje dhe mbajtje të thike luftarake, ngjarje e ndodhur më 14 Shtator 2020 në zemër të Londrës.

Gjykatës iu tha se  Kacubaj u përfshi në një sherr me 20 vjeçarin dhe pasi e vendosi pas murit e goditi disa herë më thikë në kurriz e më pas u largua me shpejtësi.

Incidenti u raportua nga një punonjës policie i cili atë moment nuk ishte me shërbim por u përfshi në ndalimin e shqiptarit deri në mbërritjen e kolegëve të tij. Nga kontrolli i  zonës u gjet thika me të cilin Klaudio Kacubaj kreu krimin, që çoi në zbulimin e shqiptarit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button