Aktualitet

Po ecet me hapin e breshkës, 10 ditë nga marrja e dozës së parë, sa mjekë dhe infermierë janë vaksinuar derimë tani

Teksa kanë kaluar dhjetë ditë nga nisja e vaksinimit me Pfizer në vendin tonë, numri i mjekëve që e kanë marrë dozën e parë derimë tani ka shkuar në 549, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna se kur do të vijë pjesa e dytë e dozave.

Që një person të marrë një vaksinë efektive, brenda një periudhe trejavore atij i duhet të marrë dy doza të vaksinës, ndërkohë që në total në vendin tonë zyrtarisht kanë mbërritur 975 doza, dhe mbetet në pikëpyetje koha e mbërritjes së dozave të dyta.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Rama kanë dhënë sigurinë se partia e dozave të tjera të vaksinës do të vijë shumë shpejt në vendin tonë, ndërsa nëse bën një llogari të thjeshtë në vendin tonë janë bërë vetëm 50 vaksina në një ditë. Nëse do të vazhdojë me këto ritme, padyshim që procesi i vaksinimit në Shqipëri do të donte vite të tëra për të përfunduar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button