Aktualitet

Po kalonte 800 kg duhan kontrabandë, arrestohet në aksin Kukës-Morinë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, banues në Grudë Fushë të Malësisë së Madhe është arrestuar pasi i është gjetur një sasi gjethesh të thata duhani, pa faturë shoqërimi. Mësohet se E. A. u vu në pranga në aksin Kukës-Morinë pasi policia ndaloi mjeti e tij tip furgon dhe kreu kontrolleve.

Në furgon 38-vjeçarit iu gjetën 800 kg gjethe duhani të thata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button