Aktualitet

Po kthehej nga puna me biçikletë/ U gjet i vdekur në rrugë, 50-vjeçari babai i tre fëmijëve, nuk u ndihmua nga drejtuesi i mjetit

Trupi i tij u gjet nga policia në cep të rrugës. Ai po kthehej nga puna me biçikletë dhe besohet se është përplasur nga një mjet i cili ishte i parkuar në anë të rrugës. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur autorin e ngjarjes. 

FIER– Trupi i pajetë i Gëzim Gjyrdyku u gjet mëngjesin e sotëm në Fier.Mësohet se viktima është babai i tre fëmijëve. Ai punonte si roje në një subjekt privat dhe mësohet se kthehej nga puna për në shtëpi. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes kanë gjetur trupin anës autostradës në kanal.

Trupi i tij u gjet nga policia në cep të rrugës. Ai po kthehej nga puna me biçikletë dhe besohet se është përplasur nga një mjet i cili ishte i parkuar në anë të rrugës. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur autorin e ngjarjes.

Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga policia për ti ndihmuar në gjetjen e autorit dhe shkaqet e plota të ngjarjes. Aksi ku u gjet trupi i pajetë i 50-vjeçarit është i rrezikshëm, të paktën këtë pohojnë vetë banorët që jetojnë përreth zonës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button