Aktualitet

Po punonte në thellësi, aksidentohet minatori në Bulqizë, prej 3 ditësh në spital me fraktura në trup

Si pasojë e aksidentit, 51-vjeçari ka pësuar fraktura në këmbë edhe në pjesë të tjera të trupit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

BULQIZË– Një 51-vjeçar, i identifikuar si B.Curri është aksidentuar në minerën e Bulqizës gjatë orarit të punës dhe prej 3 ditësh ndodhet në spital.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat, sipas të cilave minatori ka qënë duke punuar në thellësi në momentin që mbi të kanë rënë një sasi gurësh.Si pasojë e aksidentit, 51-vjeçari ka pësuar fraktura në këmbë edhe në pjesë të tjera të trupit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Dibrës, ku edhe po merr një mjekim të specializuar. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button