Sport

Po rikuperohej për shkak dëmtimi, sulmuesi ka një tjetër problem: është prekur nga COVID-19

Problemet për Viktor Osimhen duket se nuk mbarojnë kurrë. Kthimi i tij në fushë dukej i afërt, pas një mungese nga 8 nëntori për shkak të një dëmtimi me përfaqësuesen e Nigerisë,por tani problem është se lojtari është prekur nga koronavirusi, këtë e njofton klubi i Napolit në faqen zyrtare Twitter.
“Klubi i Napolit raporton se futbollisti Victor Osimhen rezultoi pozitiv në tamponin e rradhës kryer vetëm një ditë pas kthimit të tij nga jashtë shtetit.. Lojtari është asimptomatik dhe nuk është takuar me lojtarët e ekipit. ”
Osimhen ishte kthyer nga Antwerp, Belgjikë, ku kishte shkuar për të kuruar shpatullën e tij të dëmtuar dhe ishte gati të ekzaminohej nga mjeku i ekipit të Napolit, Raffaele Canonico, i cili do të vlerësonte kohën e rikuperimit. Një problem për trajnerin Gennaro Gattuso i cili priste ta kishte lojtarin në ndeshjen e 20 janarit përballë Juventusit për Superkupën e Italisë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button