Sport

Poirier pas triumfit ndaj McGregor: Jam i lumtur, por jo i befasuar! Nëse Khabib nuk kthehet, unë jam kampioni

Dustin Poirier ka folur pas fitores me nokaut ndaj Conor McGregor në ndeshjen e zhvilluar në UFC 257 në ‘Fight Island’ në Abu Dhabi. Lojtari amerikan i ka befasuar të gjithë duke e mposhtur irlandezin në rikthimin e tij në UFC, në raundin e dytë me nokaut.

Por, nga kjo fitore nuk është befasuar vetë Poirier, i cili ishte i përgatitur maksimalisht për ta mposhtur McGregorin.

“Jam i lumtur, por nuk jam i befasuar. Unë vetëm bëra punën tim”, ka thënë fillimisht Poirier pas fitores.

“Conor e mori këtë rezultat me shumë profesionalizëm këtu. Ai është një profesionist. Nuk kam asgjë tjetër përveç respektit. Ne jemi 1-1; mbase duhet ta bëjmë përsëri një meç”.

“Unë jam thjesht i lumtur në vendin që jam. Jam i lumtur me njeriun që shoh në pasqyrë. Kjo luftë është e shkëlqyeshme. Kjo fitore është e shkëlqyeshme”.

Poirier dukej i pakujdesshëm për të ardhmen e Khabib Nurmagomedov, duke e deklaruar veten kampion pas fitores ndaj McGregor.

“Ndjeva se kjo ishte një luftë për titull. Nëse Khabib nuk do të kthehet, unë dhe Conor jemi dy luftëtarët më të mirë. Unë jam kampion”, përfundoi amerikani.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button