Aktualitet

Policia e Gjirokastrës konsumon”bakllavanë” , qytetarët shkelin protokollin e covid 19 , dynden në Pazarin karakteristik.

Edhe pse jemi në një kohë pandemie dhe qeveria ka miratuar një protokoll sigurie për të shmangur grumbullimet mbi 10 persona,ndërkohë që maska është e detyrueshme edhe në rrugë në Pazarin e Gjirokastrës qytetarët kanë dalë në ditët e para të 2021 si të ishte një situatë krejt normale.Ndërkohë që nuk vihet re as policia e shtetit dhe as ajo bashkiake,mesa duket qytetarët po vazhdojnë të festojnë. Fasha e orarit e vendosur në 24 dhjetor apo edhe të tjera më herët duken të pakuptimta kur shohim të tilla grumbullime. Nuk është hera e parë që në Gjirokastër jo vetëm qytetarët por edhe institucionet shtetërore nuk po tregojnë kujdes në parandalimin e përhapjes së covid. Kujtojmë këtu rastet e Retro dhe Divani Lunxhot ku menjëherë pas këtyre aktiviteteve të organizuara nga bashkia Gjirokastër numri i të prekurve me covid në qytet u rrit në mënyrë drastike.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button