Aktualitet

Policia e kishte në kërkim/ Babai e ekzekutoi në bodrum, zbulohen arsyet e vrasjes

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Albert Krasniqi një personazh i njohur i showbizit ka mbetur i vrarë në bodrumin e banesës së tij te rruga C në Prishtinë.

Janë zbuluar arsyet që shtynë babain e Albert Krasniqit që në konflikt e sipër, të vriste djalin e tij.

Sipas mediave vendase, dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte. Babai pasi e ka kryer vrasjen e rëndë ka njoftuar vetë policinë.

Mësohet se Krasniqi ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për ushtrimin e dhunës në familje.

Para pak ditëve policia ushtroi një kontroll në banesën e tij, por pa mundur ta arrestonte.

Albert Krasniqi është një personazh i njohur i showbizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’. 

Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.

Krasniqi gjithashtu është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button