Aktualitet

Policia e Kosovës shmang tragjedinë, neutralizon burrin që po kërcënonte me thikë një grua

KOSOVË– Një incident ka ndodhur në Gjilan të Kosovës ku një burrë po mbante nën kërcënimin e thikës një grua në makinë. Nuk dihen ende shkaqet apo lidhja e tyre por gjithçka është kapur nga një qytetar i rastit.

Ka qënë ndërhyrja e policisë ajo që ka shmangur një ngjarje më të rëndë, njëri prej tyre i veshur civil i cili u identifikua si Gëzim Shabani, ka reaguar menjëherë duke neutralizuar dhe arrestuar qytetarin e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur  mesditën e djeshme në Gjilan. Video nga ky moment janë publikuar në rrjetet sociale.

“Policët nxjerrin nga vetura dhe e arrestojnë një të dyshuar i cili ishte duke e kërcënuar me thikë në fyt një grua. Sipas qytetarëve dëshmitarë policet kanë intervenuar me sukses duke i shpëtuar edhe jetën qytetares’, – thuhet në përshkrimin e ngjarjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button