Aktualitet

Policia në aksion! 22 shoferë të arrestuar dhe 153 patenta të pezulluara në nisje të muajit janar

Monitorim në të gjitha rrugët e vendit, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e  dhe  shpejtësisë tej normave të lejuara. Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme.

TIRANË– Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme. 12 prej tyre ranë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 112 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 435 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 393 për përdorim celulari, 737 për parakalime të gabuara, 145 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 36 për kontroll teknik, 35 për shkelje të semaforit, 956 për parkime të gabuara, si dhe 553 për shkelje të tjera të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISE:

Monitorim me e  në të gjitha rrugët e vendit, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e  dhe  shpejtësisë tej normave të lejuara.Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, për monitorimin e qarkullimit rrugor në rrugët urbane, interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me rrugët urbane, duke përdorur gjithë bazën logjistike. Zbatimi i planit të masave ka filluar që në datën 4 janar 2021 dhe do vazhdojë edhe përgjatë muajve në vijim. Për të parë nga afër zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Edmond Tarkaj ka inspektuar gjatë dy ditëve të imolementimimt të këtij plani, disa nga pikat e monitorimit me radar të akseve kryesore nacionale, si dhe të monitorimit të qarkullimit në brendësi të qyteteve ku shërbimet e Policisë Rrugore përdorin alkooltestues dhe kamerat e vendosura në makinat e Policisë Rrugore që shërbejnë për evidentimin shkeljeve te ndryshme rrugore.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button