Bota

Popullsia e Koresë së Jugut bie për herë të parë në histori, ka më shumë vdekje sesa lindje

KORE E JUGUT- Koronavirusi duket se ka ‘lulëzuar’ në Korenë e Jugut, pasi vendi për herë të parë ndonjëherë ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje. Vetëm 275,800 foshnje kanë lindur vitin e kaluar në Kore, 10% më pak se në 2019, ndërsa rreth 307,764 njerëz ndërruan jetë.

Shkalla e lindjeve e Koresë së Jugut – ose numri mesatar i fëmijëve që një grua ka gjatë jetës së saj ra në një rekord të ulët prej 0.92 në 2019, më e ulta midis të gjithë anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Shifra që ka kapur vendi është shumë poshtë shkallës prej 2.1 që i duhet për të mbajtur popullsinë e qëndrueshme.

Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, qeveria parashikon që popullsia e Koresë së Jugut do të bjerë në 39 milion deri në 2067,  dhe se më shumë se 46% e popullsisë do të jetë mbi moshën 64 vjeç.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button