Bota

Preferoi më mirë burgun se sa të rrinte në shtëpi me gruan, italiani thyen arrestin shtëpiak dhe shkon vetë në qeli

Një burrë italian i vendosur nën arrest shtëpiak tha se preferonte më mirë burgun se sa të qëndronte në shtëpi me gruan e tij. Tgcom, shkruan se burri ishte nën arrest shtëpiak në Crotone.

Mediat italiane shkruajnë se një burrë që ishte nën masës e sigurisë “Arrest shtëpiak” në Crotone, ka preferuar më shumë burgun se sa të qëndronte në shtëpi me bashkëshorten e tij.

Si pasojë, ai është dërguar në stacionin më të afërt policor. “Më mirë të shkoj në burg sesa të rri në shtëpi me gruan time“, tha i burgosuri pas një sherri tjetër.

E tani nuk dënohet vetëm për akuzën e parë, por iu shtua edhe një tjetër pasi theu “Arrestin shtëpiak”. Sipas mediave italiane, Gjykata e Lartë rrëzoi dënimin, duke e anuluar atë për mungesën e një krimi.

Në realitet, burri u gjykua “jo i dënueshëm për hollësi të faktit“. Dënimi me të cilin Gjykata e Crotone, së pari, dhe Gjykata e Apelit e Catanzaro, më pas, kishin urdhëruar 2 muaj e 20 ditë burg shtesë për burrin intolerant, i akuzuar për evazion. Por, vendimi u anulua disa ditë më parë.

Për Gjykatën e Lartë, në të vërtetë, i akuzuari nuk është i dënueshëm për shkallën e vogël të faktit dhe gjithashtu sepse ai nuk ka kryer shkelje të tjera, pasi është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar direkt në komisariat, duke kërkuar që të çohej në burg sepse nuk dëshironte më duke jetuar me gruan, me të cilën vazhdimisht grindej.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button