Bota

Prej ditësh qëndronte e vdekur në shtëpi, përkthyesja gjendet me duart e lidhura me pranga dhe qese plastike në kokë

Një përkthyese ukrainase është gjetur pa shenja jete në apartamentin e saj në Turqi. 30-vjeçarja, e identifikuar si Kristina Novitskaya u gjet me duart e lidhura pas shpinës me pranga dhe një qese plastike në kokën e saj.

Vdekja e saj u zbulua të shtunën kur ndodhej në shtëpinë e saj në Bodrum në bregdetin e Egjeut. Dera e përparme ishte e mbyllur me çelësin brenda, edhe dritaret ishin mbyllur dhe nuk kishte shenja të ndonjë zënke që mund të ketë shkaktuar vdekjen.

Policia lokale thotë se hetimi kryesor është vetëvrasja, por miqtë e saj thonë se e donte jetën dhe ishte e gëzuar, ndaj nuk mund ti jepte fund jetës së saj. Sidoqoftë, ata shtuan se ishte ‘e fshehtë’ në lidhje me jetën e saj private në Turqi, ku jetoi dhe punoi si përkthyese dhe instruktore vallëzimi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button