Aktualitet

Prej dy javësh i shtruar në spitalin Covid, ndërron jetë kritiku i njohur i artit, pësoi tre goditje në zemër vetëm ditën e sotme

Kritiku i artit, Astrit Lopari ka humbur betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë këtë të hënë. Lopari prej dy javësh ka qenë i shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, ku dhe u shua në moshën 72-vjeçare ditën e sotme.

Si pasojë e komplikacioneve të virusit, kritiku i artit pësoi tre goditje në zemër të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

Për një periudhë të gjatë 72-vjeçari drejtoi me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button