Aktualitet

Premtimet e Golemit dhe investimet inekzistente të bashkisë Gjirokastër në lagjen Kodra e Shtufit

Në një takim elektoral gjatë fushatës së vitit 2019 kandidati i PS aktualisht kryebashkiaku Flamur Golemi u premtoi banorëve të lagjes Kodra e Shtufit një sërë investimesh në momentin që do të vinte në pushtet. Përfshirë këtu infrastrukturën rrugore, ndriçimin publik, ndërtimin e një landfilli për ti dhënë zgjidhje ndotjes së shkaktuar nga mbetjet urbane si dhe më shumë hapësira çlodhëse dhe argëtuese posaçërisht për fëmijët e zonës. Sot në vitin 2021, RTV Channel 7 u ndal sërish në këtë lagje të qytetit të Gjirokastrës, ku sipas banorëve nuk është bërë asnjë investim. Rrugët janë amortizuar, ndriçimi publik mungon në pjesën e poshtme të lagjes mbeturinat janë kudo , ndërsa nuk ka asnjë hapësirë dedikuar fëmijëve, të cilët siç shprehen vetë ata rrezikojnë jetën duke luajtur në rrugë. Në këtë lagje ka mbi 200 familje

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button