Aktualitet

Princi i Ndragheta-s zbuloi biznesmenin e afërt me qeverinë, kush është Niku? Presidenti i grupit Sol është burri i ish-drejtoreshës së Ramës

TIRANË- Përgjimet e Antimafias italiane kanë zbardhur një skemë të mirëfilltë korrupsioni dhe pastrimi parash, ku të përfshirë deri më tani janë zyrtarisht dy shqiptarë. Por fijet e përgjimeve kanë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Në një nga përgjimet që Ora News ka zbardhur, biznesmeni i arrestuar tashmë për lidhje me

Ndragheta-n, Antonio Gallo, i njohur si Princi, garanton për korruptim në nivelet e larta të politikës shqiptare. Gallo përmend një person shqiptar; të njohur si Nik, i cili është president i grupit Sol, dhe është pranë Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Por kush është presidenti i grupit Sol? 

Giovanni Annoni dhe Matteo Fumagalli Romario. Në vitin 2014, administratorët italianë ia deleguan kompetencat e tyre shtetasit shqiptar Besnik Halili, i cili është bashkëshort i Luneda Sufalit, ish-drejtoresha e Lojërave të Fatit. Princi përmend “Nik” si sekserin me qeverinë ndërkohë që biseda është e datës, 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

BISEDA KU PËRMENDET PRESIDENTI I GRUPIT SOL:

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë  një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.

Speziali:  4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo:  Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button