Bota

Prindërit vrasin 2 vajzat me sfurk, besonin se kishin “fuqi mbinatyrore” dhe mund t’i ringjallnin

INDI– Dy prindër akuzohen për vrasjen e dy vajzave të tyre, të cilët kryen krimin e rëndë pasi besonin se kishin fuqi mbinatyrore dhe mund t’i ringjallnin sërish.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Madanapalle, në shtetin indian të Andhra Pradesh, orët e vona të së dielës.

Sipas  The Sun, ata i thanë policisë së kishin marrë një mesazh hyjnor, ku thuhej se duhet të sakrifikonin 27-vjeçaren Alekya dhe Sai Divya, 22-vjeçe, të cilat do riktheheshin sërish në jetë. Alekya ishte studente për Menaxhim Pyjesh ndërsa Divya synonte të merrej me muzikë.

Prindërit i vranë vajzat duke i goditur me sfurk dhe shtangë dore. Kur policia mbërriti në shtëpinë e familjes, prindërit  u thanë oficerëve që t’i jepnin kohë deri në fund të natës, që t’i sillnin në jetë, gjë e cila nuk ndodhi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button