Politike

Programi i LSI për bujqësinë, Kryemadhi: Zero % TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit, mbrojmë prodhimin vendas

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë detaje nga programi i LSI edhe për bujqësinë duke premtuar se do të ketë 0% TVSH për zinxhirin e prodhimit.

Sipas saj LSI do të mbrojë prodhimin vendas ‘’Made in Albania’’, që shqiptarët të ushqehen më mirë e më lirë.

Ndërkohë ajo thekson se në fushën e arsimit do të masivizohet programi ‘’Mëso dhe Fito’’, ku profesionistët e rinj edhe mësojnë në shkollë, edhe fitojnë pranë biznesit.

PJESË NGA FJALA E MONIKA KRYEMADHIT

Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito dhe do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacion

Ne do të  vendosim  Taksën e të Ardhmes në 1% e fitimit të 200 aktiviteteve apo kompanive të të mëdha.  Kjo e bën të mundshme, të prekshme për të realizuar atë reformë në arsim që është e domosdoshme

Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito, që profesionistët e rinj të punojnë dhe fitojnë pranë  biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë.

Do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacionin, që të rinjtë te tregojnë talentin e tyre dhe që shoqëria të konkurrojë në ekonomi me dinjitet si me fqinjët, ashtu edhe me botën.

Le të flasim tani për bujqësinë, që është një nga pikat kryesore, pasi gjysma e popullsisë jeton me këtë sektor, ku shumica e tyre janë në prag të mbijetesës, e ndërsa shqiptarët shpenzojnë rreth 80% të pagës së tyre për ushqim, vetëm rreth 30% e kësaj kërkese prodhohet dhe mbulohet nga prodhimi vendas.

Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë.

Ne do të garantojmë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët shqiptarë për të rritur prodhimin. Një paketë e dedikuar financiare do të investohet për të mundësuar uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe të naftës.

Ndërsa fermerët do të mbështeten për njësitë e prodhimit, shqiptarët do të ushqehen me produkte MADE IN ALBANIA.

Ne do të vendosim 0% TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, në mënyrë që shqiptarët të ushqehen më mirë dhe më lirë.

Ne do të mbështesim industrinë ushqimore, e cila do të dëshirojë të krijojë mundësinë e vendeve të reja të punës që do të jenë jo vetëm dinjitoze, por edhe vende pune të mirëpaguara, sepse do të kemi një mundësi për të krijuar hapësira edhe për eksportet me prodhimet bio.

Këto janë prioritetet tona kryesore që kanë të bëjnë me punësimin, me një punësim të mirëaguar, për fuqizimin ekomomik të familjeve shqiptare, ashtu sikurse kemi të bëjmë edhe me një nga pikat tona kryesore që është çështja e shpopullimit dhe për të ndaluar këtë fenomen, për tu dhënë mundësinë të rinjve të krijojnë familjet e tyre në Shqipëri.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button