Bota

Protesta pro Navalnyt: Qindra arrestime nga policia

Në protestat kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny në Rusi ka pasur më shumë se 850 arrestime nga policia. Këtë shifër e bëri të ditur, organizata për të drejtat e njeriut, OWD-Info, e cila i aktualizon në kohë të dhënat e saj.

Në qendrën e Moskës, sipas të dhënave të saj, u ndalua nga policia edhe bashkëshortja e Navalnyt, Julia Navalnaja. “Më falni për cilësinë e keqe të fotos” shkroi Julia Navalnaja të shtunën në një foto të postuar në instagram. Fotoja tregon atë në një kamion, ku mbahen të burgosurit në Moskë. Në Moskë janë grumbulluar disa mijëra vetë, ndërkohë që policia është me prezencë të madhe në qytet.

Për shkak të ndryshimit të orës demonstratat filluan në lindje të vendit. Pamje nga videot nga qyteti Vladivostok në zonën e Paqësorit tregojnë forcat policore që ndjekin  në rrugë një grup demonstruesish. Edhe në Kabarovsk u grumbulluan një numër i madh njerëzish nën temperaturat minus gradë. Ata thërrisnin “turp” dhe “banditë”, si edhe “Putini është hajdut”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button