Aktualitet

Pse duhet të mbajmë maskë kur e kaluam COVID? Ylli Manjani PYETJE komitetit teknik: Na kufizohet liria, nuk infektojmë më askënd

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka drejtuar një pyetje Komitetit Ekzekutiv që harton planin për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në vend. Manjani ka shpërndarë paragrafin e dytë të Kushtetues, ku flitet mbi të drejtat e njeriut.
Në postimin e tij, ish-ministri ngre pyetjen se përse personat që nuk janë burim infeksioni kufizohen ende nga të drejtat e tyre. Duke dhënë shembullin e një personi që e ka kaluar pandeminë, Manjani pyet ekspertët se përse duhet ende që të kufizojë lëvizjen e tij dhe të mbajë maskën anti-COVID.
“Një person që nuk është më burim infektimi për të tjerët, përse duhet ti kufizohet liria?!
Pra për të qenë më konkret, dikush që e kaloi virusin, dmth as infekton më njeri e as infektohet nga dikush, përse duhet të detyrohet të mos lëvizë dhe të mbajë maskë?! Për -komitetin ekzekutiv, e kam këtë pyetje…,”-shkruan Manjani.
Vetëm pak javë më parë, Manjani njoftoi se ishte infektuar dhe kishte kaluar pa probleme pandeminë e koronavirusit. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button