Sport

Pushkë,pistoleta dhe veshje armësh, Neymar nuk kursehet kur bëhet fjalë për lojën “Counter-Strike”: zbulohet shifra e çmendur

Në bazë të raportimit në mediat europiane thuhet se lojtari ka shpenzuar 40 mijë euro

PARIS– Të fitosh 40 milionë euro në sezon te PSG nuk është pak. Neymar ka luksin të shpenzojë milionat edhe me video-lojëra. Futbollisti brazilian nuk e ka fshehur kurrë pasionin për lojën e njohur “Counter-Strike”.

Në bazë të raportimit në mediat europiane thuhet se lojtari ka shpenzuar 40 mijë euro. Në inventarin e tij të armëve shikohen pushkë,pistoleta por edhe veshje armësh, të personalizuara sipas pëlqimit të futbollistit.

Sigurisht lojtari nuk ka kursyer shpenzimet për atë që është padyshim një nga pasionet e tij të preferuara jashtë fushës së futbollit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button