Politike

Rama dorëzon detyrën te Xhaçka/ Ish-ministri: Dështoi dhe u largua

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për media, së bashku me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e dorëhequr, Gent Cakaj.

Gent Cakaj, në konferencë për mediat me kryeministrin Rama dhe ministren e re Olta Xhaçka, deklaroi se gjatë dy viteve në krye të Ministrisë së Jashtme, pandemia e tërmeti cenuan punën e diplomacisë, por shtoi se është bërë gjithçka për të unifikuar faktorin shqiptar në rajon.

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami e ka ironizuar të gjithë këtë situatë me një postim në rrjetet sociale.

“Rama dështoi si Ministër i Jashtëm… dhe u largua.

Vendin e tij e zuri Olta Xhaçka që dështoi si Ministre e Mbrojtjes.

Vendin e Olta Xhaçkës e zuri Niko Peleshi, i larguar nga Rama si dështak te Ministria e Bujqesise…

KAOS për të maskuar ANARKINE dhe TRADHETITE Rama.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button