Politike

“Rama gënjeshtrën e quan punë e prandaj i duket sikur lodhet”, Vasili: Ku është rezultati i punës mor idiotë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një statusi në Facebook ka renditur ato që ai i quan gënjeshtrat e Ramës, duke filluar që nga rindërtimi i shtëpive të tërmetit e deri te 500 dozat e vaksinës Pfizer.

Sipas Vasilit Rama i quan këto mashtrime punë e prandaj i duket sikur lodhet.

Postimi i plotë: Edi Rama gënjeshtrën e quan punë,prandaj i duket sikur lodhet!

Edi Rama megjithë ata, që ka përqark dërdëllisin ore e çast: po punojmë, po punojmë.

Këta po gënjejnë sa po shqepen dhe ky është fakt, por punës i vijnë anash këta.

Ti marrim me radhë.

Edi Rama tha me gojën plot se: Qytetarët e dëmtuar nga termeti i 26 nëntotit viti i ri 2020 do ti gjejë në shtëpi të reja.

Se si është gjendja e tyre e ku as 10% s’është sistemuar këtë e di gjithë Shqipëria. Po kjo është gënjeshtër nuk është punë.

Edi Rama thotë kam bërë kontrate për 500 mijë vaksina për Covidin.Bëje publike kontratën kryeministër kur vijnë vaksinat, sa është sasia sipas muajve dhe kur mbaron kontrata.Po kontrata nuk bëhet publike se del gënjeshtra. Gënjeshtra nuk është punë.

Edi Rama na tha që në 2018 se Negociatat për anëtaresim në Bashkimin Europian u hapen bile dekoroi edhe ca ambasadore për këtë punë.Po ne jemi në 2021 dhe Negociatat nuk janë hapur dhe kushtet nga 5 u bënë 15.Edi Rama gënjeu.Gënjeshtra nuk është punë.

Edi Rama thotë të vërtetën bashkë me derdimet e tij vetëm kur tregojnë urrejtjen ndaj Europës, që nuk pranon trafikantet dhe gënjeshtaret si ky.

Edi Rama tregon të vërtetën kur trafikon e shet detin e Shqipërisë dhe kur bën me zell të madh avokatin e fqinjëve.

Edi Rama thotë të vërtetën kur bën trafikantin edhe të kufijve të Kosovës.

Gënjeshtrat e këtij janë puna e vetme që ky di të bëjë. Të gjithë derdimenet e tij si idiote në kor përsëritin: në punojmë.

Po ku është rezultati i punës mor idiotë?

Te qytetarët pa shtëpi nga termeti se po ju vidhni paratë?

Te qytetarët që infektohen me Covid që nuk i testoni dhe që harxhojnë miliona lekë nga xhepat e varfër që të kurohen?

Te bizneset që rrënohen nga Pandemia dhe ju u jepni lekë ndihme 4 herë më pak se Kosova se i grabisni me koncesione?

Gënjeshtra nuk është punë, por është krim se vret edhe njerëzit edhe shpresën.

Ndaj kush punon dhe thotë të vërtetën sipas Edi Ramës është dembel.

Kush gënjen dhe shet dokrra me 3D e me FB është punëtor i madh si Edi Rama.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button